Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISProjekti EU4Rivers: Përafrim i ligjeve dhe politikave me rregulloret e BE-së për...

Projekti EU4Rivers: Përafrim i ligjeve dhe politikave me rregulloret e BE-së për ujërat

Një nga burimet e Shqipërisë është uji, por për shkak të ndryshimeve klimatike ai duhet të menaxhohet me mençuri. Ndotja e ujit nga kimikatet dhe mbetjet e hedhura në përrenj, lumenj, liqene apo dete është fatkeqësisht një kërcënim real për rezervat ujore të Shqipërisë.

Për të ndihmuar vendin tonë të mbrojë statusin dhe cilësinë e ujërave, u mbajt sot në Tiranë Forumi i Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, për fillimin e projektit “BE për Lumenjtë” (EU4Rivers), me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe specialistëve të fushës.

Në fjalën e mbajtur në nisje të këtij projekti ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, tha se projekti ““BE për lumenjtë” përfaqëson një mundësi të rëndësishme për Shqipërinë për të menaxhuar dhe rivendosur ujin e pastër dhe për të arritur përdorimin e tij të qëndrueshëm e afatgjatë. Përveç kësaj, ne ndihmojmë Shqipërinë të përafrojë ligjet dhe politikat e saj me rregulloret e BE-së për ujërat, duke përshpejtuar procesin e anëtarësimit – një përfitim i dyfishtë për Shqipërinë”.

Ndërsa Balluku në fjalën e saj vuri në dukje se programi EU4Rivers vjen në momentin e duhur, dhe se maturia e kërkesave të vendit tonë dhe maturia e stafeve që janë duke punuar me këto kërkesa kanë arritur në një nivel, që vlerësohet edhe nga Bashkimi Evropian.

Zëvendëskryeministrja u shpreh se Shqipëria sfidën e madhe nuk e ka të hartimi i ligjeve dhe projekteve, por te zbatimi i tyre në terren dhe për këtë arsye kërkoi asistencë nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi ligje të mira, por çalojmë në zbatimin e tyre në terren. Perspektiva e menaxhimit të burimeve ujore është ngushtësisht e varur nga suksesi i këtij projekti”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments