Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEARSIMProjekt pilot për mësimin e gjuhës spanjolle në një gjimnaz në Tiranë

Projekt pilot për mësimin e gjuhës spanjolle në një gjimnaz në Tiranë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim Drejtorin e Institutit Servantes në Romë, Ignacio Peyro dhe Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Alvaro Renedo Zalba, ku në fokus ishte vlerësimi i mundësisë së zbatimit të një projekti pilot për mësimin e gjuhës spanjolle në shkollë të mesme. Kjo mundësi gjen zbatim në politikat e shumëgjuhësisë së arsimit shqiptar dhe institucioneve evropiane, por mbështet edhe preferencën e shumë studentëve që zgjedhin Spanjën si një nga vendet më të preferuara në kuadër të programit Erasmus. Një tjetër çështje që u diskutua gjatë takimit ishte edhe hapja e një zyre për Institutin “Servantes” në Tiranë, për të cilën ambasadori spanjoll dhe drejtori i Institutit Servantes e vlerësuan si të rëndësishme për shtrirjen e gjuhës dhe kulturës spanjolle. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni dhe atë të gjuhës spanjolle, ministrja Kushi u shpreh se do të shihet mundësia e bashkëpunimit me institucionet arsimore që mund ta ofrojnë realizimin e kësaj kërkese. Një tjetër pikë e këtij takimi ishte edhe realizimi i provimeve ndërkombëtare për gjuhën spanjolle. Edhe për këtë Kusi shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e hartimit të një marrëveshjeje për këtë bashkëpunim me Institutin Servantes. Ky provim është njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe aktualisht realizohet nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës. Atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ