Filloi zbatimi i projektit të rivitalizimit të qytetit të vjetër të Janjevës. Me 1.4 milionë euro nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe 2 milionë nga Bashkimi Europian, projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” filloi zbatimin, me fokus në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes social-ekonomike. Parashikohet të kryhen ndërhyrje restauruese dhe rigjallëruese në 13 shtëpi të vjetra, hartimi i Strategjisë për Zhvillim të Turizmit Kulturor dhe Natyror, fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve lokale për zhvillim të qëndrueshëm lokal, si dhe mbështetja e komunitetit përmes granteve. Si fshat multietnik, Janjeva ka rëndësi të madhe kulturore e historike. Puna në asetet e trashëgimisë kulturore, në këtë vend, ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mirëfilltë kulturor e promovimin sa më të mirë të potencialit të Kosovës. Për të parë nga afër zonën ku do të kryhet ndërhyrja, në Janjevë shkoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të shoqëruar nga stafi i projektit të UNDP, të cilët bënë një përditësim mbi gjendjen aktuale të projektit dhe punën që do të bëhet në vazhdim.http://ata.gov.al/2022/08/18/projekt-per-ringjalljen-ekonomike-e-kulturore-te-janjeves/
Projekt për ringjalljen ekonomike e kulturore të Janjevës
RELATED ARTICLES