Sunday, April 13, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREProjekt për rikonstruksionin e Teatrit “Aleksandër Moisiu”

Projekt për rikonstruksionin e Teatrit “Aleksandër Moisiu”

Në programin “Durrësi një qytet për të gjithë”, është parashikuar rikonstruksioni i Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Pa ndryshuar identitetin dhe vlerat historike të objektit aktual, ai do të shëndrrohet në një ndërtesë shumëfunksionale dhe inovative, që do t’u përgjigjet dëshirave dhe nevojave të artistëve dhe komunitetit. Durrësi dhe qytetarët e tij do të kenë një teatër dinjitoz, siç ka qenë dhe mbështetja që ata i kanë dhënë artit dhe kulturës ndër vite. Ndërtesa aktuale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” është përuruar më 8 shkurt 1965 dhe është vepër e arkitektes Valentina Pistoli. Teatri i qytetit të Durrësit e ka zanafillën që në vitet e para të shekullit XX. Në vitet e para të pas Luftës, në shfaqje spikatën Nikolin dhe Meropi Xhoja, Teodor Rupi, Spiro dhe Vera Urumi, Vangjel Heba, Lufti Hoxha dhe Todi Thanasi.Ky angazhim solli më pas natyrshëm krijimin e teatrit profesionist të Durrësit. Ai u pagëzua me emrin e aktorit të madh me famë botërore dhe origjinë shqiptare Aleksandër Moisiut. Premiera përuruese u dha më 12 prill 1953, me regjinë e kryeregjisorit të Teatrit Popullor, Pandi Stillu. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ