Ministria e Kulturës bën të ditur se, në përmbyllje të Synergy Projekt, mbështetur nga programi Creative Europe i Bashkimit Europian, dy koncerte fantastike mbërrijnë në Tiranë. Sipas Ministrisë së Kulturës, 30 muzikantë të rinj nga Ballkani Perëndimor do të interpretojnë për herë të parë 12 kompozime të krijuara përgjatë rezidencave artistike që 12 kompozitorë të përzgjedhur zhvilluan vitin e kaluar. Pjesë e projektit janë dhe kompozitorët e rinj Kris Sopiqoti dhe Jetmir Zaganjori, si dhe Kreshnik Aliçkaj dhe Ardian Halimi nga Kosova, kompozimet e të cilëve do të interpretohen përgjatë dy netëve të koncerteve, sot e nesër (23, 24 korrik), së bashku me veprat e kompozitorëve të tjerë. Koncertet do të zhvillohen në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” ( tek Liceu Artistik) Tiranë, në orën 19:30 dhe hyrja është e lirë. Partnerë në këtë projekt janë Lubjana Festival, Dubrovnik Summer Festival, Beograd Festival Center, Kotor Art Festival. Chopin Fest Prishtina, Vox Baroque dhe Albania Guitar Festival si partner i associuar. atsh
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on