Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTProgrami i ri kombëtar “Dua të luaj”

Programi i ri kombëtar “Dua të luaj”

https://Nëpërmjet këtij programi, FSHZH synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin motorik të brezave të rinj. Projekti do të zbatohet në hapësira publike të destinuara për parqe në zonat e banuara në të gjithë territorin e vendit. Ndërhyrjet në kuadër të këtij projekti konsistojnë kryesisht në projektimin e hapësirave të propozuara në bazë të kushteve arkitektonike dhe natyrore, me qëllim shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave në vendndodhjen e përcaktuar; ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike të fëmijëve të moshave të ndryshme, dhe që aksesohet nga të gjithë; rimodelimin apo përmirësimin e këndeve të lojërave ekzistues të degraduar, me qëllim rritjen e aksesit dhe bashkëveprimin me elementet natyrorë; si dhe krijimin e infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si psh. sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera dhe hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese,etj.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments