Industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese performuan pozitivisht në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave sinjalizojnë rritje të indekseve të shitjeve dhe të prodhimit në sektorin e industrisë. Të dhënat tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, indekset e shitjeve të prodhimit, pagës dhe i numrit të punësuarve kanë pësuar rritje. Sektori i industrisë, ku përfshihet industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese, ka pësuar ndryshime pozitive gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021. Në aktivitetin “industri”, indeksi i shitjeve neto në volum ka pësuar rritje, me 1.7%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021. Konkretisht, indeksi i shitjeve për industrinë nxjerrëse është rritur me 12.7%, ndërsa për industrinë përpunuese ky indeks ka shënuar rënie me 0.6 %. Indeksi i prodhimit në volum, me 6.8%. Brenda sektorit të industrisë, indeksi i prodhimit në volum për industrinë nxjerrëse është rritur më 17.7% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, ndërsa indeksi i prodhimit për industrinë përpunuese është rritur, me 3.9%. Indeksi i numrit të të punësuarve, ka pësuar rritje me 2.1%, ndërsa ai i pagave është rritur me 16.8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.https://ata.gov.al/2022/12/17/prodhimi-ne-sektorin-e-industrise-rritje-ne-volum-me-6-8/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on