Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREProcesi i Berlinit, më 16 tetor do të zhvillohet në Tiranë

Procesi i Berlinit, më 16 tetor do të zhvillohet në Tiranë

“Procesi i Berlinit vjen për herë të parë në rajon. Më saktë në Tiranë, më 16 tetor do të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë”, njoftoi sot Ambasada gjermane në Tiranë. Qëllimi i Procesit të Berlinit është thellimi i integrimit rajonal dhe udhëheqja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian. Kjo përfshin zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë, shkëmbimin rajonal e të rinjve, pajtimin dhe shkencën. Përmes krijimit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), të rinjtë mësojnë më shumë për vendet fqinje dhe kuptojnë se kanë më shumë të përbashkëta sesa ndryshime. Edhe nënshkrimi i marrëveshjes së roaming-ut është një sukses i Procesit të Berlinit: që nga ajo kohë, ju mund të lundroni pa pagesë në plazh në Mal të Zi dhe të telefononi në shtëpi – kjo vlen natyrisht edhe për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këto janë vetëm dy rezultate, nga të cilat vendet përfitojnë ndjeshëm dhe që përgatisin rajonin për anëtarësimin në BE. Ndërsa përfitime të tjera janë: mundësi më të mira punësimi; krijimi i një tregu të integruar dhe konkurrues; udhëtim, studim dhe punësim pa kufizime në BP dhe rritje shtesë e PBB në BP me 6.7 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ