Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALEProcedura të reja për transferimin nga gjimnazi në arsimin profesional dhe anasjelltas

Procedura të reja për transferimin nga gjimnazi në arsimin profesional dhe anasjelltas

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nxorën një udhëzim të përbashkët për kushtet dhe procedurat për realizimin e transferimit nga arsimi i përgjithshëm (gjimnaz), në arsimin e mesëm profesional dhe anasjelltas. Udhëzimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas udhëzimit, kanë të drejtë të transferohen në gjimnaz nxënësit që kanë përfunduar klasën e dhjetë të arsimit të mesëm profesional. Transferimi nga arsimi i mesëm profesional, në gjimnaz bëhet me miratim të Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare (ZVAP). Procedurat e transferimit fillojnë pas përfundimit të vitit shkollor dhe vijojnë deri në fund të muajit korrik. Për rastet kur kërkesa refuzohet, ZVAP-ja duhet të argumentojë shkakun e refuzimit. Në rast se nga krahasimi i planeve mësimore, rezulton se në arsimin profesional ka të paktën 6 lëndë/module të pazhvilluara, atëherë nxënësi duhet të përsërisë klasën e 10-të. Nxënësi shtetas shqiptar apo i huaj, i cili transferon studimet nga arsimi i mesëmprofesional i kryer jashtë shtetit, në gjimnaz, në Republikën e Shqipërisë, duhet të njohë dhenjehsojë dëftesën e përfundimit të klasës së 10-të. Ata nuk mund të ripërsërisin lëndë për të cilat janë vlerësuar njëherë. Transferimi i nxënësit nga gjimnazi, në arsimin e mesëm profesional lejohet vetëm brenda 3-mujorit të parë të klasës së 10-të. Ky rregull vlen edhe kur nxënësi ka ndjekur arsimin e përgjithshëm parauniversitar jashtë vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ