Ka nisur “Prizrenfest”, festivali i parë ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur në Kosovë. “Prizrenfest”, i organizuar në qytetin e Prizrenit, sjell trupa që përfaqësojnë teatro të ndryshme ndërkombëtare. Deri më 28 korrik, artadashësit kanë mundësinë të ndjekin shfaqje në monumentet historike të Prizrenit, si në Hidroelektranë dhe në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ky edicion, i mbështetur nga MKRS, do të prezantojë 22 aktivitete teatrore, 5 prej tyre të dedikuara posaçërisht për fëmijët. Ministra, artistë e qytetarë, ishin të pranishëm në hapjen e festivalit, i cili filloi me shfaqjen “Maidan Inferno”, një bashkëpunim midis Ukrainës dhe Francës, që simbolizon fuqinë unifikuese të arteve përtej kufijve. atsh