Prishtina do të bëhet me spital të vetin. lajmin e dha vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Ai deklaroi se bashkë me drejtorin e Shëndetësisë së komunës së Prishtinës, Izet Sadiku, vizitoi lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit. “Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit”, deklaroi Rama. Kryetari i Prishtinës u shpreh se punimet për spitalin e kryeqytetit, janë duke ecur sipas planit dhe pret që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023. Prishtina është qyteti i vetëm që nuk ka spital të vetin. Në kryeqytet ndodhet Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por e njëjta qendër është në nivel të vendit. Përveç ambulantave të ndryshme, deri më tash, Prishtina nuk ka pasur një spital të saj.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615701