Punonjësit francezë të urgjencës shkatërruan muret e shtëpisë së një amerikaneje, e cila peshonte 391 kilogramë, për ta transportuar në spital për trajtim mjekësor. ”Gruaja, e cila prej 20 vitesh jetonte në Stenay, pranë kufirit me Belgjikën dhe Luksemburgun, kishte refuzuar më parë ndihmën mjekësore”, raportoi transmetuesi ”France 3”. Përgatitja për operacionin kishte zgjatur për muaj të tërë. Është përdorur një ambulancë për personat e rëndë, e marrë hua nga Belgjika. ”Një operacion i këtij lloji, me një shkallë kaq të lartë kompleksiteti, nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Francë”, tha një zyrtar i qeverisë lokale. Punonjësit e urgjencës prishën një mur në katin e parë të shtëpisë dhe hapën vrima në tavan. Gruaja më pas u ngrit nga dritarja e katit përdhes. Përveç zjarrfikësve të specializuar, në shërbim ishin edhe mjekë dhe personel infermieror. atsh
Prishin muret për të nxjerrë nga shtëpia amerikanen
RELATED ARTICLES