Primet e sigurimit vullnetar, gjatë gjysmës së parë të vitit arritën rreth 4.975 milionë lekë, 20.37% më shumë se në muajin janar-qershor 2022. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.27% krahasuar me periudhën janar-qershor 2022. Primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës gjatë periudhës janar-qershor 2023, patën një rritje me 20.31% kundrejt periudhës janar-qershor 2022. Në portofolat e pronës, përgjegjësive dhe garancive, të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2023 siguruan mbi 2.494 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 68.05%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme me 23.66% të totalit. Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-qershor 2023, vihet re një rritje prej 22.34% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.46% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-qershor 2022. Të ardhurat nga sigurimet nga aksidentet dhe shëndeti, gjatë muajit janar-qershor 2023, arritën në rreth 726 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 0.43% në krahasim me periudhën janar-qershor 2022. Primet nga sigurimet e jetës gjatë periudhës janar-qershor 2023, arritën rreth 897 milionë lekë, ose 21.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. ATSH
Primet e sigurimit vullnetar rritje me 20.37 %
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on