Në Prishtinë ka nisur edicioni i 15-të i PriFest (Prishtina International Film Festival). Tema e PriFest 2023 ka në fokus Izraelin. “Ky është një hap i madh përpara”, u shpreh kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama. Sipas tij, në këtë mënyrë jo vetëm po kapërcehen distancat gjeografike, por po ndërtohen ura midis kulturave, përmes gjuhës universale të kinemasë. Falë përkrahjes së Ambasadës së Izraelit në Kosovë, kinemaja izraelite zë qendrën e vëmendjes në ekranin e madh, ku përveç filmave do të jenë të pranishëm edhe regjisorë dhe kineastë izraelitë, takimet me të cilët do të shtojnë mundësitë për shkëmbime kulturore dhe marrëveshje bashkëprodhimi me Izraelin. Për Përparim Ramën, PriFest shkon përtej shfaqjes së filmave; ai eksploron fuqinë e rrëfimtarisë, feston diversitetin, mbron të drejtat e njeriut, krijon mundësi për kineastët, lidh miqësi të reja dhe po ashtu shfaq para publikut e të ftuarëve, më të mirën e krijimtarisë kosovare në kinematografi. Pas 15 edicionesh, PriFest vazhdon të jetë një dritare për kineastët e rinj, që ende përballen me kufizime të udhëtimit në Evropë e përtej saj, duke u ofru atyre një shans për t’u lidhur me profesionistët e industrisë.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on