Thursday, November 28, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAPothuajse gjysma e Evropës në rrezik nga thatësira

Pothuajse gjysma e Evropës në rrezik nga thatësira

Pothuajse gjysma e Evropës kërcënohet nga thatësira, sipas një raporti nga Shërbimi i Shkencës dhe Njohurisë i Komisionit Evropian (JRC). Raporti thekson se deri më 10 gusht, 47% e territorit europian ka arritur në nivel alarmi për thatësirën, ndërsa 17% e rajoneve të anketuara janë në gatishmëri të plotë. Studiuesit thanë se kushtet e thatësirës janë të lidhura me reshjet e ulëta dhe një seri valësh të nxehtit që nga maji e tutje që ndikuan kryesisht në rrjedhjet e lumenjve në të gjithë Evropën. Reduktimi i vëllimit të ujit ndikoi negativisht edhe në sektorin e energjisë si për prodhimin e hidrocentraleve ashtu edhe për sistemet e ftohjes së termocentraleve të tjerë. ‘’Thatësira ka ulur ndjeshëm rendimentet për kulturat e verës, me misrin, soja dhe luledielli më të prekura, thanë studiuesit. “Lagështia e tokës dhe stresi i bimësisë janë të prekura rëndë. Pjesa tjetër e Evropës, tashmë e goditur nga thatësira, ruan kushte të qëndrueshme të thatësirës së rëndë”, thuhet në raport, duke renditur më shumë se një duzinë vende ku rreziku i thatësirës po rritet, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.https://ata.gov.al/2022/08/23/fokus-jrc-pothuajse-gjysma-e-evropes-ne-rrezik-nga-thatesira/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments