Gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 tragetet që lundrojnë nga Durrësi drejt porteve italiane kanë kryer 996 lundrime, duke transportuar mbi 774 mijë udhëtarë dhe rreth 286 mijë automjete.

Përveç pasagjerëve, tragetet kanë transportuar dhe mbi 1 milion tonë mallra, ose 3% më shumë se gjatë vitit 2023.

Referuar të dhënave të Autoritetit Portual Detare, gjatë vitit që lamë pas, në Portin e Durrësit janë regjistruar 774 916 pasagjerë, 380 050 prej të cilëve në hyrje dhe 394 866 në dalje.

Ndërkohë që krahasuar me vitin 2023 sektori i pasagjerëve ka pësuar rënie me afro 6% udhëtarë më pak.

Po ashtu, gjatë vitit që lamë pas, në Terminalin e Trageteve, janë përpunuar 179 mijë autovetura si dhe 106 342 kamionë dhe trajlerë.