Ponësia intelektuale, hapet thirrja për trajnim për Programin e Ekspertëve të Rinj

0
0

Programi i Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, WIPO-së (YEP) synon të përmirësojë dhe zgjerojë aftësitë e brezit të ardhshëm të drejtuesve globalë të Pronësisë Intelektuale (PI) për të ndihmuar në ndërtimin e ekosistemeve të inovacionit, në mbarë botën. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se nëpërmjet këtij programi konkurrues 2-vjeçar, 10 profesionistë të rinj dhe të talentuar do të punojnë drejtpërdrejt në iniciativat e ndryshme të WIPO-s. Sipas Gonxhes, programi ofron ekspozim ndaj aspekteve teknike dhe strategjike të PI-së, duke i lejuar pjesëmarrësit e YEP të fitojnë aftësi dhe njohuri, që mund të kontribuojnë në rritjen e ardhshme ekonomike të vendeve dhe rajoneve të tyre respektive. “Kjo, është një mundësi unike për karrierën e secilit dhe një program lidershipi për jetën”, tha ai. YEP nuk synohet si një mjet për rekrutimin në WIPO, por për të rritur udhëheqësit e PI-së, të cilët më pas, mund të bëjnë ndryshimin në terren, në vende të ndryshme të botës. Si i tillë, dhe në përputhje me praktikën në programe të ngjashme, tha Gonxhja, pjesëmarrësit në YEP nuk do të lejohen të aplikojnë për asnjë punësim në WIPO gjatë kohës së tyre si YEP. Ata që marrin pjesë, gjithashtu, nuk do të lejohen të punojnë në/ose për WIPO-n, në dy vitet pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në YEP. Gonxhja po ashtu publikoi edhe kriteret për të aplikuar për këtë program.