Ministri polak i Bujqësisë deklaroi se Polonia do të zgjasë ndalimin e importit të drithit ukrainas pas 15 shtatorit. ”Ne nuk do të lejojmë që gruri ukrainas të hyjë në Poloni pas 15 shtatorit, pasi interesat e fermerëve polakë janë për ne më të rëndësishme se çdo rregullore e BE-së”, tha Robert Telus në qytetin polak të Czestochowas. Më 28 prill, KE arriti një marrëveshje me Poloninë, Bullgarinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë për kufizimet në importet e produkteve agro-ushqimore ukrainase dhe më 2 maj njoftoi miratimin e një ndalimi të përkohshëm për importet e grurit, misrit dhe lulediellit nga Ukraina. Muajin e kaluar ajo zgjati ndalimin deri më 15 shtator. Telus është sot në Spanjë për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të ministrave të Bujqësisë të BE-së, në mënyrë që të kërkojë mbështetjen e BE-së për zgjatjen e ndalimit. ”Ne e dimë se çfarë mund të ndodhë nëse gruri ukrainas do të hynte në Poloni pas 15 shtatorit”, tha Telus, duke shtuar se kjo do ta vështirësonte situatën pasi ”çmimet e drithit janë të ulëta dhe depot janë plot me drithëra”. ”Meqë jemi të bindur se ky ndalim është në interesin tonë, ne do ta mbrojmë atë”, theksoi ai. Janusz Kowalski, zëvendësministër i Bujqësisë, shtoi se qeveria polake kishte ofruar tashmë subvencione 3,3 miliardë euro për fermerët polakë, ndërsa ndihma e BE-së ishte vetëm 66,7 milionë euro.
Polonia refuzon hyrjen e grurit ukrainas pas 15 shtatorit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on