Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolonia pranon ofertën gjermane të mbrojtjes ajrore

Polonia pranon ofertën gjermane të mbrojtjes ajrore

Polonia pranoi sistemet e mbrojtjes ajrore ”Patriot”, të ofruara nga Gjermania për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, pas një mosmarrëveshjeje me Berlinin se ku mund të vendosen. Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak deklaroi se vendi po punonte për vendosjen e ”Patriot” në territorin polak dhe vendosjen e tyre nën sistemin e komandës polake. Megjithatë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka insistuar se sistemet gjermane të mbrojtjes ajrore janë pjesë e mbrojtjes ajrore të integruar të NATO-s. Në fillim, nuk u fol për vendosjen e sistemeve të armëve nën një komandë polake. Një natë më parë, Lambrecht kishte propozuar transferimin e ”Patriot” në Poloni. Blaszczak e pranoi këtë ofertë. Megjithatë, një ditë më vonë, ai sugjeroi transferimin e mbrojtjes ajrore gjermane në Ukrainë dhe jo në Poloni. Kjo situate ka shkaktuar pakënaqësi tek Berlini. Blaszczak reagoi në Twitter duke thënë se ”pas një bisede me ministren gjermane të Mbrojtjes, jam i zhgënjyer për vendimin e mohimit të mbështeties për Ukrainën. Ata janë duke punuar për stacionimin e ”Patriot” në Poloni”.https://ata.gov.al/2022/12/07/fokus-polonia-pranon-oferten-gjermane-te-mbrojtjes-ajrore-pas-mosmarreveshjeve-per-vendndodhjen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ