Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolonia planifikon të forcojë marinën me nëndetëse moderne

Polonia planifikon të forcojë marinën me nëndetëse moderne

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak tha se vendi planifikon të forcojë marinën me nëndetëse moderne.

“Ne planifikojmë të fillojmë një procedurë për blerjen e nëndetëseve dhe transferimin e teknologjive të nevojshme përpara fundit të këtij viti”, tha Blaszczak në Varshavë.

“Ministria polake e Mbrojtjes do të publikojë së shpejti më shumë detaje rreth numrit të nëndetëseve që do të blihen, dhe llojit të teknologjisë që ato do të pajisen ato”, tha ai.

Aktualisht, marina e Polonisë ka një nëndetëse të projektuar nga sovjetikët, e lëshuar në 1985, “Orzel”.

Nëndetësja e vetme kërkoi riparime dhjetë herë midis 2020 dhe 2021, sipas raporteve të mediave polake, dhe aktualisht nuk është në shërbim.

Në një njoftim në vitin 2017 u raportua se qeveria po shqyrtonte mundësinë për të bashkëpunuar me disa prodhues, me kompaninë franceze të mbrojtjes “Naval”, kompaninë spanjolle të mbrojtjes “Navantia”, prodhuesin suedez “Saab Kockums” dhe atë gjermanen “ThyssenKrupp Marine Systems”.

Polonia, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, po armatoset masivisht kundër një kërcënimi të mundshëm nga Moska. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ