Sunday, April 13, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIPolonia i kërkon ”Pfizer”-it anulimin e kontratës për vaksinën Covid-19

Polonia i kërkon ”Pfizer”-it anulimin e kontratës për vaksinën Covid-19

Qeveria polake thotë se ka një tepricë të vaksinave Covid-19 në tregun e BE-së dhe po rrit apelin e saj ndaj gjigantit farmaceutik amerikan ”Pfizer” për të rinegociuar kontratat ekzistuese të furnizimit. Ministri polak i Shëndetësisë Adam Niedzielski, në një letër drejtuar ”Pfizer”-it shkroi se është e kotë të respektohen marrëveshjet që do të dërgonin qindra miliona doza të tjera në Evropë në një kohë kur kërkesa për t’i injektuar ato ka rënë dhe prevalenca e koronavirusi është e ulët. ”Shumica e dozave ka të ngjarë të përfundojnë duke u shkatërruar”, theksoi ai. BE ishte e hapur për të gjetur një kompromis, por akuzoi ”Pfizer”-in se nuk tregon fleksibilitet të mjaftueshëm duke pasur parasysh se sa ishte lehtësuar pandemia. Propozimi aktual i ”Pfizer”-it parashikon dërgimin e më pak dozave, por kërkon një tarifë anulimi të barabartë me gjysmën e çmimit të një doze që nuk është prodhuar ende. Beteja e Varshavës me ”Pfizer”-in vjen ndërsa fushatat zgjedhore të Polonisë forcohen përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës. Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) filloi një turne zgjedhor në të gjithë vendin në prill. Niedzielski nuk i përket ndonjë partie politike. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ