Shumica e punëdhënësve polakë kanë vështirësi në rekrutimin e stafit me aftësitë dhe trajnimin e duhur, sipas një sondazhi të ri. Sondazhi, i kryer nga agjencia e rekrutimit “ManpowerGroup”, zbuloi se 72 % e punëdhënësve tani luftojnë për të gjetur stafin e duhur. “Mungesa e stafit është raportuar nga 74 % e kompanive të mesme dhe të mëdha, 73 % e kompanive të vogla dhe 60 % e bizneseve mikro”, thuhet në raport. Të pyetur se në cilat segmente ishte më e vështirë për të rekrutuar një staf, 27 % përmendën IT dhe analizën e të dhënave, 24 % shitjet dhe marketingun, 23 % inxhinierinë, 22 % shërbimin ndaj klientit dhe 19 % logjistikën dhe operacionet. Të pyetur se cilat aftësi ishin më të vështirat për t’u gjetur te stafi, 34 % përmendën qëndrueshmërinë ndaj stresit dhe aftësitë e përshtatjes, 33 % të menduarit dhe analizën, 27 % përpikmërinë, 25 % punën në grup dhe 25 % aftësitë për zgjidhjen e problemeve. “ManpowerGroup” e kreu sondazhin nga 2 deri më 31 janar me pjesëmarrjen e rreth 510 punëdhënësve polakë. atsh