Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë. Ky kompleks i ri, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, tha se, “ky është një investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale”. atsh
Poligoni i praktikave të lejes së drejtimit në Fushë-Prezë
RELATED ARTICLES