Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEPolicia : Respektoni rregullat, mbroni veten dhe të tjerët

Policia : Respektoni rregullat, mbroni veten dhe të tjerët

Policia Rrugore u bënë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës dhe këmbësorëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në të kundër patrullat e policisë të vendosin masë administrative gjobë. Në një reagim në rrjetet sociale, policia rrugore publikon një video ku pasqyrohet puna e efektivëve të policisë rrugore, duke monitoruar akset në vend. “Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, jepuni përparësi këmbësorëve në rrugë, të cilët duhet të përdorin vendkalimet e caktuara për ta dhe të tregojnë kujdes maksimal atje ku vendkalimet mungojnë, për të shpëtuar jetën e tyre dhe të të tjerëve”, është thirrja e Policisë Rrugore. “Vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit! Drejtuesit e motomjeteve dhe të biçikletave të përdorin kaskat mbrojtëse, si dhe gjatë natës të përdorin jelekë fosforeshentë, me qëllim shmangien e përfshirjes në ngjarje rrugore. Moszbatimi i rregullave nga të gjithë përdoruesit e rrugës rrit pasigurinë e jetës në rrugë”, përfundon thirrja e Policisë Rrugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ