Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolicia, paralajmërim 2000 grave të kapura pa shami

Policia, paralajmërim 2000 grave të kapura pa shami

Policia iraniane dërgoi 2 000 mesazhe paralajmëruese për gratë që u panë pa shami në kamerat e vëzhgimit, raportoi sot gazeta “Etemad”. “Tekstet iu dërguan banoreve të provincës së Azerbajxhanit Perëndimor”, tha “Etemad”. Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e 80 dyqaneve në të cilat rregullat e shamisë nuk respektoheshin. Kohët e fundit, policia e Iranit ka nisur monitorimin e rregullit të detyrueshëm të mbajtjes së shamisë me ndihmën e kamerave të vëzhgimit, që mbështeten kryesisht në teknologjinë e trafikut rrugor. Pas valës së fundit të protestave, vjeshtën e kaluar, që e zhyti Iranin në krizën e tij më të madhe në dekada, shumë gra filluan të refuzonin të mbulonin kokën, veçanërisht në qytetet më të mëdha. Megjithatë, kjo shkaktoi zemërim në mesin e klerikëve dhe politikanëve proqeveritare, të cilët tani po ushtrojnë presion të konsiderueshëm mbi udhëheqjen e Iranit për të rritur zbatimin e kodeve strikte të veshjes. Protestat mbarëkombëtare u shkaktuan nga vdekja e Mahsa Amini, një gruaje kurde iraniane, në paraburgim. Amini, 22 vjeç u arrestua nga policia e moralit për shkelje të kodeve islame të veshjes. Më shumë se 500 demonstrues u vranë gjatë protestave në mbarë vendin. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ