Policia Rrugore ka nisur që prej ditëve të para të janarit vendosjen e gjobave edhe ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën. Masat ndëshkuese janë aplikuar dhe po vijojnë të merren ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha, apo që kapërcejnë bordurat e rrugëve. Policia Rrugore thekson se veprimet e këmbësorëve nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të tjerëve.
