Policia Kufitare në Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, Himarë. Policia e Shtetit njoftoi sot se, salla operative e Policisë Kufitare Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë amerikanë, të cilët ishin duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi ishin bllokuar në shkëmbinjtë, që gjendeshin në atë zonë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve. Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës. Policia e Kufitare e Vlorës thekson se, është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on