Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPolicia Kufitare: 40 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Velipojë gjatë...

Policia Kufitare: 40 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Velipojë gjatë një jave

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore, dhe atyre lumore.

Policia bën të ditur se, mjetet e bllokuara janë 30 jet ski, 5 skafe dhe 5 gomone.

26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili, në Vlorë. 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. 13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve.

Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 27 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 12 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Njëkohësisht Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare liqenore dhe lumore, duke u garantuar reagim të menjëhershëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments