Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 20 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant kurd që mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në fundjavë, në kryeqytetin e Ankarasë. Ministria e Brendshme tha se të dyshuarit u arrestuan në Stamboll dhe provincën Kirikkale, në lindje të Ankarasë. Partia e ndaluar e Punëtorëve Kurdë, ose PKK, mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës, në të cilin një sulmues hodhi veten në erë përpara hyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe një tjetër vdiq nga të shtënat e policisë. Dy policë kanë mbetur të plagosur lehtë nga shkëmbimi i zjarrit pas shpërthimit. “Gjatë operacioneve të sigurisë, u konfiskuan armë dhe municione”, tha Ministria e Brendshme.