Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Plein air”, në edicionin e saj të 9-të

“Plein air”, në edicionin e saj të 9-të

Në Muzen Historik Kombëtar vazhdon të presë vizitorë ekspozita “Plein air” e një grupi piktorësh të mirënjohur shqiptarë. Ky është edicioni i 9-të i “Plein air”, në të cilin marrin pjesë disa nga mjeshtrit shqiptarë të peizazhit: Agim Kadillari, Agim Dervishi, Anastas Kostandini, Agron Polovina, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Rikarda Nova, Sadik Kasa, Sefedin Stafa, Xheneta Kadillari, Zaim Elezi. Në këtë edicion janë sjellë 48 punime të përzgjedhura nga krijimtaria e këtij viti e 12 piktorëve të peizazhit. “Plein air” ka një specifikë të veçantë, sepse përzgjidhen peizazhet që janë të bëra direkt në natyrë dhe rrjedhimisht ndihet ajri, freskia dhe stili i ndryshëm nga njëri tek tjetri. Piktori Anastas Kostandini (Taso) është ftuar për herë të parë për të marrë pjesë në “Plein air”, duke qenë se edhe ai është një peizazhist i kahershëm i cili ka sjellë peizazhe nga Korça dhe qyteti i tij i Pogradecit. Organizatorët mendojnë që në vijim “Plein air” të transformohet në një ekspozitë shëtitëse ku veprat të ekspozohen dhe në qytete të tjera. Ekspozita “Plein air” në edicionin e nëntë do të qëndrojë deri më 14 dhjetor në Muzeun Historik Kombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments