Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole solli sot shembullin e një ferme mollësh si një shembull suksesi e konkurrence të barabartë me fermat e ngjashme, në vendet e Bashkimit Europian. Së bashku me përfaqësues të Fondacionit të Agjencisë Rajonale të Zhvillimit, prefekti Jole ka vizituar fermën më të madhe të prodhimit të mollëve, në Shqipëri. Ferma “Sweet Farm”, në fshatin Shamoll/Dishnicë, shtrihet në një sipërfaqe prej 20 hektarësh dhe siguron një prodhim vjetor prej 4000 kv mollësh. “Kjo fermë është një tjetër dëshmi e shkëlqyer për potencialin e madh që ka qarku ynë, për të qenë “brand” në prodhimin dhe eksportimin e mollës, por edhe shumë frutave të tjera”, është shprehur Nertil Jole në një postim në rrjetet sociale. Në fermë është përdorur teknologjia bashkëkohore, duke filluar nga vaditja me sistem me pika (modeli izraelit), te sistemet digjitale të monitorimit të prodhimit e deri në ushqyesit (joazotikë por me baza kalciumi) të përdorur si pjesë e bujqësisë rigjeneruese, e cila zhvillohet midis bujqësisë konvencionale dhe asaj organike. Ferma është e gjitha e mbuluar me rrjeta mbrojtëse, një komponent i cili është mbështetur me grant nga qeveria nëpërmjet AZHBR-së. Ndërsa pjesa e pambuluar është e siguruar në kompani sigurimi, si garanci për dëmshpërblim për dëme nga breshëri dhe era. Gjithashtu, nëpërmjet aplikacionit izraelit “AGRIO”, sigurohen pamje satelitore për të konsultuar probleme të ndryshme lidhur me shëndetin e bimëve, duke dhënë sinjalizime në kohë reale për zonat problematike në fermë. Kultivarët e mollës, në këtë fermë, janë të ndryshme e nga më të njohurat, si “Starking Red Delicious”, “Super Chief”, “Modi”, “Fuji Kiku 8”, “Fuji Kiku Fubrax”, “Golden Clone B”, “Golden Delicious”, “Granny Smith”, “Pink Lady”, “Gala Festival”, “Gala Schniga”, “Renet de Canada”, etj.
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on