Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Holandës në Shqipëri, Reinout Vos. Gjatë takimit, Sako e njohu ambasadorin me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit. Gjithashtu, në takim e vu theksi edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të atij turistik e kulturor midis dy vendeve. Sako dhe ambasadori holandez bashkëbiseduan për të nisur një bashkëpunim me ekspertë holandezë lidhur me hartimin e një plani mbi lëvizshmërinë e biçikletave për Durrësin. Kryebashkiakja bëri të ditur se temë e bisedës ishte edhe binjakëzimi i Durrësit me një nga qytetet port të Holandës.https://ata.gov.al/2022/09/23/eksperte-holandeze-per-hartimin-e-nje-plani-mbi-levizshmerine-e-bicikletave-per-durresin/
Plani mbi lëvizshmërinë e biçikletave për Durrësin
RELATED ARTICLES