Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri një pasqyrim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qarqe të vendit. “Kur e nisëm një vit më parë Planin Kombëtar të Pastrimit, ishim të bindur se s’do ishte as një aksion për ca ditë dhe as për ca javë, por mirëfilltazi një plan i strukturuar në 12 qarqet e vendit sepse të jesh sot Patriot e të duash këtë tokë, do të thotë ta mbash rrugën jashtë pragut ashtu si shtëpinë tënde”, shkruan ministrja Kumbaro. Gjithçka filloi në Vlorë, nëntorin e kaluar, ku tashmë janë pastruar 396 pika problematike, me angazhimin e 8088 personave dhe përdorimin e 105 mjeteve. Në qarkun Durrës, rezultojnë 272 hotspote të pastruara, janë përfshirë 3904 persona dhe janë përdorur 24 mjete. Ndërsa në qarkun Dibër janë pastruar 142 pika problematike, me ndihmën e 1482 personave dhe 18 mjeteve. Në Planin Kombëtar të Pastrimit janë angazhuar forcat e ushtrisë, administratës, personele të bashkive, shkollave dhe grupeve vullnetare që, siç shkruan ministrja Kumbaro, do të jenë krah edhe në vitin e dytë të vazhdimit të planit.https://ata.gov.al/2022/11/30/plani-kombetar-i-pastrimit-i-strukturuar-ne-12-qarqet-e-vendit/
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on