Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPistorius: Fregata jonë në Detin e Kuq ka zmbrapsur sulmin e rebelëve...

Pistorius: Fregata jonë në Detin e Kuq ka zmbrapsur sulmin e rebelëve Houthi

Një fregatë detare gjermane ka rrëzuar për herë të parë dronët e dislokuar nga milicia Houthi e mbështetur nga Irani në Jemen, si pjesë e një misioni detar të BE-së në Detin e Kuq për të mbrojtur anijet tregtare. ‘’Hesses’ rrëzoi dy drone radhazi në mbrëmje’’, deklaroi komanda operative gjermane. Objektivat u goditën me sukses dhe nuk pati lëndime personeli apo dëmtime materiale në bordin e fregatës”, theksoi qendra e komandës. Ky ishte angazhimi i parë i marinës gjermane gjatë këtij misioni.

Forcat gjermane janë përfshirë në mision që nga e premtja e shkuar. ‘’Qëllimi është të mbrojë ligjin ndërkombëtar, lirinë dhe sigurinë në det, por edhe të stabilizojë rrugët tregtare dhe të gjithë rajonin’’, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. “Nuk është ekzagjerim të thuhet se ky është dislokimi më serioz dhe më i rrezikshëm i marinës në dekada”, deklaroi Pistorius.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments