Tuesday, February 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFSHF - “Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja në Futboll”

FSHF – “Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja në Futboll”

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të mërkurë një workshop me temë “Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja në Futboll” që synon të rrisë ndërgjegjësimin, për të krijuar një mjedis ku çdo person pavarësisht nga prejardhja apo identiteti i tij, të ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i barabartë në lojën e bukur të futbollit. Në aktivitetin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, drejtorë, trajnerë, futbollistë dhe futbolliste. Në këtë workshop u prezantuan disa tema konkrete që kishin të bënin me diversitetin, barazinë dhe përfshirjen në futboll – rëndësia e ushtrimit të këtyre vlerave, përfitimet kur ushtrojmë këto vlera dhe u prezantuan disa raste studimore në lidhje me këto çështje që përfshijnë jo vetëm lojtarët në fushë dhe stafin që punon, por një gamë të gjerë faktorësh dhe organizatash.

Duke përfaqësuar këto vlera, jepet një shembull pozitiv për industritë dhe komunitetet e tjera, thyhen barrierat shoqërore, sfidohen stereotipet, krijohet një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe e barabartë, përfshirja rrit angazhimin e tifozëve, forcohet lidhja mes klubeve dhe mbështetësve, hapen dyert për tregje të reja dhe burime alternative të ardhurash, si edhe klubet dhe organizatat mund të shfrytëzojnë një mori idesh, të nxisin inovacionin dhe të zhvillojnë zgjidhje kreative për sfidat brenda dhe jashtë fushe. Gjatë këtij workshop-i të gjithë pjesëmarrësit diskutuan mbi temat dhe folën për problematikat që hasin në përditshmëri si edhe ndanë idetë për mënyrën dhe strategjitë që mund të ndiqen për të përmirësuar futbollin dhe strukturën e një klubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ