Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISPishë-Poro: Viti 2024 i kushtohet pyjeve

Pishë-Poro: Viti 2024 i kushtohet pyjeve

Në Pishë-Poro të Fierit ka nisur puna për rigjelbërimin e sipërfaqeve pyjore, nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që synon rigjenerimin e ekosistemit të kësaj zone. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi se falë një koordinimi të shkëlqyer mes institucioneve, grupeve vullnetare dhe banorëve të zonës, u bë e mundur mbjellja e 1100 fidanëve të parë të pishave. “U mbollën 1100 fidanë aty ku fatkeqësisht patëm një humbje të madhe për shkak të zjarreve, por jo të pariparueshme”, theksoi ministrja. Kumbaro siguroi se një sinergji e tillë do të na shoqërojë gjatë gjithë vitit 2024 i cili do t’u kushtohet pyjeve: programeve të pyllëzimit, rehabilitimit, ndërgjegjësimit dhe shumë nismave të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments