Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPheniani teston raketa të reja kundërajrore

Pheniani teston raketa të reja kundërajrore

Koreja e Veriut tha sot se kishte testuar një raketë super të madhe dhe një raketë të re kundërajrore. ”Një test i fuqisë i një koke super të madhe të projektuar për raketën strategjike ‘Hwasal-1 Ra-3’ dhe një lëshim provë i raketës antiajrore ‘Pyoljji-1-2’ u zhvillua të premten”, njoftoi sot media shtetërore. “Përmes nisjes testuese, u arrit një qëllim i caktuar”, raportoi KCNA. Ajo shtoi se testet e së premtes ishin pjesë e aktiviteteve të rregullta ushtarake të Koresë së Veriut dhe nuk kishin “asnjë lidhje me situatën përreth”. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore.

Testet e raketave të lundrimit nuk i nënshtrohen sanksioneve ndaj Phenianit. Armët e tilla, megjithatë, mund të përdoren gjithashtu për të shpërndarë koka bërthamore. Në sfondin e konfliktit mbi programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur ndjeshëm edhe një herë. SHBA dhe Koreja e Jugut kanë rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë manovra të përbashkëta, në përgjigje të testeve të shumta të raketave me aftësi bërthamore nga Pheniani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ