Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPfizer investon 43 miliardë dollarë në luftën kundër kancerit

Pfizer investon 43 miliardë dollarë në luftën kundër kancerit

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer ka blerë kompaninë bioteknike Seagen për 43 miliardë dollarë për të zgjeruar portofolin e saj të trajtimit të kancerit. Në një deklaratë nga Pfizer thuhet se kompania globale bioteknike Seagen u ble për rreth 43 miliardë dollarë në vlerë operative për 229 dollarë në para për aksion. Në deklaratën e cila u miratua nga bordet e drejtorëve të të dyja kompanive thuhet se Seagen pritet të kontribuojë më shumë se 10 miliardë dollarë në të ardhurat e Pfizer në vitin 2030. Pfizer aktualisht ka një portofol prej 24 ilaçesh inovative të miratuara për kancerin, përfshirë barnat dhe trajtimet më të shitura për kancerin e gjirit dhe prostatës. Më tej thuhet se me blerjen e Seagen, Pfizer ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj në këtë fushë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments