Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar pasagjerët se udhëtimi nga Durrësi drejt Ankonës nuk do realizohet për shkak të një defekti që ka pësuar trageti “AF MARINA”. Sipas njoftimit 483 pasagjerët që duhej të niseshin për në Ankona, do kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të udhëtojnë drejt Barit në orën 10:00 dhe do t’u rimbursohet diferenca e tarifës, të marrin 100% të vlerës së biletës, ose biletat t’u shtyhen automatikisht për një ditë tjetër. “Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin e tyre nga Porti i Durrësit drejt Ankonës (Itali) pasditen e sotme se ky lundrim NUK do të realizohet për shkak të një avarie që ka pësuar trageti “AF MARINA”(në Ankona). Riparimi i defektit është bërë i mundur mëngjesin e sotëm dhe për rrjedhojë nisja nga Ankona është bërë me disa orë vonesë.Kompania “Adria Ferries” ka vendosur që nisja e ditës së sotme Durrës Ankona , ora 17.00 ,të anulohet dhe 483 pasagjerët me 146 autvetura të nisen për Bari me tragetin “AF Marina”. Kompania “Adria Ferries” ka aktivizuar procedurën për asistencë ndaj pasagjerëve sipas normatives UE 1177. Pasagjerët po njoftohen për ndryshimin e udhëtimit, dhe mund të zgjedhin sipas dëshirës: – Të udhëtojnë sot drejt Barit ora 01.00 dhe në kohën e kryerjes së check-in, do t’u rimbursohet diferenca e tarifës që vjen si pasojë e ndryshimit të destinacionit, – Biletat t’i shtyhet automatikisht për një ditë tjetër, – Të marrin 100% të vlerës së biletes (nëse nuk udhëtojnë)”, njofton Autoriteti Portual Durrës.https://lajme.rtsh.al/artikull/peson-defekt-trageti-drejt-ankones-shtyhet-udhetimi-autoriteti-portual-durres-pasagjeret-kane-3-mundesi-zgjedhje-
Pëson defekt trageti drejt Ankonës, shtyhet udhëtimi! Autoriteti Portual Durrës: Pasagjerët kanë 3 mundësi zgjedhje
RELATED ARTICLES