Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIPërmirësohet sinjalistika informative në Kalanë e Lezhës

Përmirësohet sinjalistika informative në Kalanë e Lezhës

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përcolli pamje nga sinjalistika e përmirësuar në Kalanë e Lezhës, që i vjen në ndihmë vizitorëve të shumtë të këtij sajti historik. Në kala janë vendosur së fundmi tabelat shpjeguese, pasi të mëparshmet ishin vjetëruar e dëmtuar nga koha. Në vijim të punës për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në parqet arkeologjike, DRTK Shkodër vendosi tabela të reja shpjeguese e orientuese në Kalanë e Lezhës. Informacioni i përditësuar orientues në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) do t’i vijë në ndihmë vizitorëve vendas dhe të huaj, për të mësuar më shumë mbi historinë e Kështjellës mesjetare të Lezhës, sterave të periudhës veneciane, sarajet dhe objektin e kultit islam. Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për t’u vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.https://ata.gov.al/2022/10/11/permiresohet-sinjalistika-informative-ne-kalane-e-lezhes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ