Parku Kombëtar i Apolonisë, një nga destinacionet më të preferuara sa i përket trashëgimisë kulturore, historisë dhe natyrës, po transformon infrastrukturën e tij, për t’u ofruar vizitorëve një eksperiencë më moderne dhe akses më të lehtë.

Parku Kombëtar i Apolonisë është një monument i trashëgimisë kulturore afër Pojanit (Fier). Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qyteti antik (zona A) rreth 120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4,5 km të gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale.