Çmimi i madh i Emilia Romanjas në Formula 1, i planifikuar për fundjavë, është anuluar pasi shiu i dendur dhe përmbytjet e kanë bërë të pamundur garën. Shiu i rrëmbyeshëm dhe vërshimet kanë goditur prej disa ditësh zonën e garës së Imolas. F1 tha se ishte vendosur që të anulohej gara pas diskutimeve me organin qeverisës FIA, promovuesin e garës si dhe ministrat italianë dhe autoritetet rajonale, përfshirë kryetarin e bashkisë së Imolas. “Vendimi që është marrë është i duhuri për të gjithë në komunitetet lokale dhe F1, pasi ne duhet të garantojmë sigurinë dhe të mos krijojmë barrë shtesë për autoritetet ndërsa ata merren me këtë situatë të tmerrshme”, tha presidenti i F1 Stefano Domenicali. atsh