Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPërmbytje në Shkodër dhe Lezhë, aksi Bogë-Theth dhe Bajram Curri-Fierzë të pakalueshme

Përmbytje në Shkodër dhe Lezhë, aksi Bogë-Theth dhe Bajram Curri-Fierzë të pakalueshme

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar disa problematika në vend. Problematikat më të mëdha janë në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, ku ka sipërfaqe toke të përmbytur. Në qarkun e Shkodrës janë 1 mijë Ha tokë e përmbytur për shkak të daljes së lumit Buna nga shtrati. Prurjet e shumta të lumit Buna kanë që ajo të dalë në Muriqan dhe Oblik. Ndërsa fshatrat Mushan, Shirq, Suka të njësisë Administrative Dajç janë pa energji elektrike. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me automjete të larta për shkak të prezecës së madhe të ujit. Në veri të vendit ka pasur rrëshqitje dherash dhe orteqe, ku ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të kenë kujdes gjatë udhëtimit. Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12 Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive. Në Lezhë reshjet kanë shkaktuar problematika me kanalizimet ku uji ka përmbytur disa lagje dhe oborrin e shkollave “Kosova” dhe “Besëlidhja” duke ndërprerë mësimin. Për shkak të detit të trazuar Porti i Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Edhe Porti i Durrësit ka shtyrë lundrimin e trageteve drejt Barit, ndërsa vijon të mbetet i ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe peshkarexhave. Në Vlorë lundimi I trageteve vijon të kryhet, por është I ndaluar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Moti I keq ka lënë pa energji elektrike zonat e Pus-Mezinit, Orikum, Dukat, Llogara, Radhimë, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velç, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar, ku po punohet për rikthimin e energjisë. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments