Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEPërkujtohet Ferit Vokopola

Përkujtohet Ferit Vokopola

Si sot, më 18 gusht 1887, u lind një nga përfaqësuesit më të rinj të lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë, Ferit Vokopola. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Stambollit për drejtësi dhe ekonomi. Me qeveritë e Ismail Qemalit dhe Turhan Pashës, do të mbante poste të kryesekretarisë në disa ministri. Vokopola qe organizator i Kongresit të Lushnjës, sekretar i Kongresit të Durrësit, parlamentar, ministër i Bujqësisë e zv.ministër i Punëve Botore. Vokopola qe edhe një nga përkrahësit e idesë së caktimit të Tiranës si kryeqytet dhe bëri çmos për ngritjen e Medresesë së Përgjithshme. Me krijimin e Komunitetit Mysliman, ai ndërmori hapa për krijimin e tarikatit Ruifai, si edhe solli dijen islame edhe në fushën e botimeve, si themelues i revistës “Njeriu” dhe si drejtues i organizatës “Drita Hyjnore”. Së bashku me shumë juristë të denjë të kohës, ai do të mbahet mend edhe për rolin e tij në harmonizimin e Kodit Civil të viteve ’30. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një foto ku Vokopola paraqitet me përfaqësues shtetërorë. Ndërsa, në dokumentin bashkëngjitur me foton paraqiten fragmente nga diskutimet parlamentare ku ai mori pjesë.http://ata.gov.al/2022/08/18/perkujtohet-ferit-vokopola-ne-diten-e-lindjes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments