Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEPërkeqësimi i motit, rënie gurësh në disa segmente në Kukës

Përkeqësimi i motit, rënie gurësh në disa segmente në Kukës

Qarku i Kukësit është përfshire nga reshje shiu me intensitet mesatar. Prefektura Kukës konfirmon se sipas informacioneve të marra nga terreni, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Si pasojë e përkeqësimit të motit, në disa segmente ka patur rënie gurësh në disa segmente, por nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Gjithashtu bëhet me dije se në Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka problematike emergjente. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e qarkut Kukës, përveç Njësisë Administrative Golaj bashkia Has dhe fshatrat Zogaj, Kam, Kepenek dhe Çorraj Njësia Administrative Bytyq bashkia Tropojë. Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, vijon normalisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments