Fermerët kanë rritur ndjeshëm vitet e fundit prodhimin e perimeve të freskëta në serra, falë edhe subvencioneve nga dy masa të Skemës Kombëtare të Mbështetjes së Bujqësisë 2022, që adresojnë pagesa direkte, për faturat e inputeve bujqësore dhe financim 50 % të vlerës së investimit në serra. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, produktet e perimeve në serra përfaqëson mbi 25 % të prodhimit të përgjithshëm bujqësor vendas, ku një pjesë e konsiderueshme e këtij prodhimi shkon për eksport. Skemat e subvencionit në bujqësi dhe programi IPARD, janë një fakt konkret i rritjes dhe zhvillimit të bujqësisë, në mbështetjen që i adresojnë fermerëve dhe sipërmarrjeve që operojnë në këtë sektor. Me mbështetjen e AZHBR-së, janë ndërtuar deri më tani 80 serra të reja diellore moderne të teknologjisë së lartë në 12 bashki të vendit, disa prej të cilave janë shndërruar në komplekset më të mëdha të serrave krahasuar me vendet e rajonit. Kryesojnë serrat model të kultivimit të fidanëve të perimeve, të prodhimit të perimeve të freskëta, në Fier, Lushnjë, Divjakë, Berat, Durrës, Vlorë teksa ato janë shtrirë edhe në Korçë e Delvinë. Me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD, fermerët gjithashtu janë mbështetur të investojnë në ndërtimin e serrave diellore të automatizuara, që ka nxitur punësimin, ka ndikuar në rritjen e prodhimit për eksport dhe rritjen e të ardhurave për familjet rurale. Mbështetja financiare dhe lehtësitë fiskale po nxisin fermerët drejt investimeve në ngritjen e serrave të reja bujqësore që sigurojnë prodhimin gjithëvjetor që sipas statistikave zyrtare arri në çdo vit rritet me 100 ha sipërfaqet e mbjella me serra në vendin tonë. Sipas MBZHR, mbi 52 % e prodhimit të perimeve në serra i përket qarkut të Fierit. Produkti që kryeson me prodhimin më të lartë është domatja, që zë 51,9 % të prodhimit të përgjithshëm në serra.https://ata.gov.al/2022/10/06/perimet-ne-serra-zene-25-te-prodhimit-te-pergjithshem-bujqesor-vendas/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on