Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTPërgatitjet e fundit përpara Irlandës së Veriut

Përgatitjet e fundit përpara Irlandës së Veriut

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, e vlefshme për Ligën e Kombeve për këtë kategori. Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zbriti pasditen e sotme në fushën e stadiumit ‘Seaview’ të Belfastit, ku zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Stërvitja zgjati rreth një orë, teksa të gjitha lojtaret morën pjesë në këtë seancë përpara sfidës së dytë të këtij kompeticioni. Gjendja e grupit është në formë mjaft të mirë, ndërsa stërvitja nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike. Stafi teknik, me në krye trajnerin Grima e ka fokusuar punën më shumë në ushtrime me topin dhe situata të ndryshme loje. Atmosfera është shumë e mirë në skuadër dhe nuk ka asnjë problem fizik, teksa trajneri shqiptar do t’i ketë në dispozicion të gjitha vajzat e thirrura për këtë sfidë. Ndeshja Irlandë e Veriut – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin ‘Seaview’ në Belfast, duke nisur nga ora 19:00 (CET).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments