Në autostradën Tiranë-Durrës kanë përfunduar punimet në Nyjen e Fllakës, ku me ndërtimin e katër rampave që lidhin mbikalimin me zonën përreth, do ketë lehtësi qarkullimi për banorët dhe bizneset.
Ky projekt konsistoi në ndërtimin e katër rampave që lidhin Mbikalimin e Fllakës me zonën përreth. Në të gjithë gjatësinë e rampave hyrëse dhe dalëse janë vendosur guardrail, ndërsa janë realizuar dhe dy rrethrrotullime që lidhin rrugën ekzistuese me rampat e reja.
Në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore për hyrje-dalje në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH ka mbyllur disa kalime të jashtëligjshme dhe pika të zeza për aksidente, siç ishte edhe Mbikalimi i Fllakës.