Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE​Përfundon dëshmia e dëshmitares së parë ,ndaj ish-krerëve të UÇK-së

​Përfundon dëshmia e dëshmitares së parë ,ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Dëshmitarja e mbrojtur është dëgjuar për më shumë se tri ditë tërësisht në seanca private. Pas një pauze, në gjykatore do të flas dëshmitari i dytë i prokurorisë, gjithashtu i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për publikun. Sipas trupit gjykues, ai mban kodin W02652. E lidhur me këtë dëshmitar, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka ngritur një çështje në seancë private. Ndërsa më vonë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë deklaruar se e kundërshtojnë një kërkesë të mbrojtjes së Hasim Thaçit dhe për këtë kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë parashtrim. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë parë në sallën ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre. Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ