Dhërmiu, i cilësuar si parajsë tropikale, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Dhërmiu, fshati i vogël bregdetar arrihet nga një rrugë piktoreske. Duke qenë se vija bregdetare është e pacenuar, vizitorët mund të shijojnë pamje befasuese të detit nga plazhi i Dhërmiut.

Numri i turistëve që u futën në vend përmes Rinasit në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 251 467 pasagjerë, ose 41 % më shumë sesa gushti i shkuar.

Bilanci janar-gusht 2024 arrin në 7 233 711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, ku në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4 606 805.

Risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja.